Rekord i rasteve me COVID-19 në SHBA, 40.000 çdo ditë

Shtetet e Bashkuara kanë 2.4 milionë raste të konfirmuara deri tani, dhe 122 mijë e 370 vdekje – më shumë se cilido vend në botë.

Rekord i rasteve me COVID-19 në SHBA, 40.000 çdo ditë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar rekord të rasteve me Coronavorus brenda një dite, duke arritur në 40 mijë raste për ditë, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Kjo rritje ka shtuar edhe rastet e hospitalizimeve, prandaj edhe ka bërë që disa shtete të vonojnë planet për ri-hapje.

Shtetet e Bashkuara kanë 2.4 milionë raste të konfirmuara deri tani, dhe 122 mijë e 370 vdekje – më shumë se cilido vend në botë.

Gjithsesi, zyrtarë të shëndetësisë në SHBA thonë se numri i vërtetë i rasteve ka gjasë të jetë 10 herë më i madh sesa që tregojnë numrat zyrtarë./Insajderi.com