Rekord i të infektuarve me Coronavirus në Indi

Rekord i të infektuarve me Coronavirus në Indi

India të enjten ka regjistruar shifra rekorde të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Numri i të infektuarve në këtë shtet ka shkuar në 18 milionë, raporton Reuters, transmeton Insajderi.

Me 379 mijë e 257 raste të reja numri i të infektuarve ka shkuar në 18,38 milionë.

Ndërkaq, me tre mijë e 645 vdekjet e reja numri i viktimave ka shkuar në 204 mijë e 832, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë./Insajderi.com