Rekord i zi në Francë: Mbi 40 000 raste të reja ditore

Rekord i zi në Francë: Mbi 40 000 raste të reja ditore

Situata shëndetësore vazhdon të përkeqësohet në Francë, me 41 mijë e 622 raste të reja COVID-19 të regjistruara në 24 orët e fundit, 15 mijë më shumë se një ditë më parë, një rekord i ri, sipas shifrave të lëshuara sot nga Shëndetit Publik francez.

Franca po i afrohet një milion personave të infektuar (999 043), derisa vendi ka regjistruar 165 vdekje të reja të lidhura me COVID-19.

Përballë rëndimit të situatës, kryeministri Jean Castex, njoftoi shtrirjen e shtetrrethimit të natës në 38 njësi administrative të reja, që do të hyjë në fuqi të shtunën.