Rekordi i Mbappe

Rekordi i Mbappe

Vazhdon të thyejë rekorde i riu i talentuar i Monaco, Kylian Mbappe. I lindur në vitin 1998, në prag të gjysmëfinales së Champions League kundër Juventus, me golin e shënuar në minutën e 64-t të sfidës së kundër Toulouse, ai është bërë futbollisti më i ri në moshë që ka arritur kuotën e 15 golave në kampionatet kryesore të Europës.

Francezi i Monaco e arriti shifrën e 15 golave në moshën 18 vjeç e 130 ditë, duke thyer rekordin që më parë mbahej nga Wayne Rooney, i cili e shënoi golin e 15-të kur ishte 18 vjeç e 172 ditë.

Jo vetëm kaq, me golin e shënuar sot pasdite, Mbappe ka arritur kuotën e 22 golave në 20 ndeshjet e fundit si titullar me ekipin e “Principatës” në të gjitha veprimtaritë, një shenjë që ai është bërë një nga sulmuesit më të rrezikshëm të Europës.

Juventus është i paralajmëruar: për të shkuar në finalen e Champions League duhet të gjejë një mënyrë për të ndalur sulmuesin e Jardim, gjithmonë e më shumë i gatshëm për të goditur, sa herë që i jepet mundësia.