Trajneri katalunas i Manchester City, Pep Guardiola ka pranuar lëvdata në këtë fillim sezoni, i cili ka arritur 10 fitore në 10 ndeshje.
As Barcelona dhe as Bayern Munich, nuk e kanë nisur aq mirë sa ish-trajneri i tyre katalanas. Pra, Manchester City është në rrugën e duhur për të kapur majat në futbollin anglez.
“Unë nuk jam i fokusuar në ndonjë rekord. Ajo që dua ndaj Celtic është të luajmë mirë dhe të përsëritim atë që kemi bërë këtë muaj”, ka thënë Guardiola në “Celtic Park”, njofton Telesport.
Manchester City është një hap të bërit histori, nëse fiton ndaj Celtic, në Ligën e Kampioneve, sepse do të barazohej me 11 fitore radhazi, aq sa fitoi Tottenham i drejtuar nga Bill Nicholson në fillim të sezonit 1960-1961.
10 fitoret e Pep Guardiola në “Etihad”
Manchester City – Sunderland 2-1 (Premier)
Steaua – Manchester City 0-5 (Champions)
Stoke – Manchester City 1-4 (Premier)
Manchester City – Steaua 1-0 (Champions)
Manchester City – West Ham 3-1 (Premier)
Manchester United – Manchester City 1-2 (Premier)
Manchester City – Borussia Mönchengladbach 4-0 (Champions)
Manchester City – Bournemouth 4-0 (Premier)
Sëansea – Manchester City 1-2 (Copa de la Liga)
Sëansea Manchester City 1-3 (Premier).