Me ftesë zyrtare të Ambasadës së Finlandës në Kosovë, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi po qëndron në vizitë zyrtare në shtetin finlandez, me ç’rast po zhvillon takime të shumta me zyrtarë të institucioneve qeveritare, universitare, si dhe me përfaqësues të odës ekonomike.
Hajrizi ka zhvilluar takim të ndarë me krerë të Universitetin “Aalto”, një nga institucionet më të mira universitare në Finlandë, me qëllim të vendosjes së partneritetit akademik.
Gjithashtu, rektori po merr pjesë edhe në takimin vjetor të Qeverisë së Finlandës, i ashtuquajtur “Team Finland 2019”. Pjesë e kësaj mbledhjeje do të jenë përfaqësues të vendeve të ndryshme, përfshirë edhe Kosovën, të cilët gjerësisht do të prezantojnë mundësitë e vendeve përkatëse për bashkëpunim mes shteteve në sferën e arsimit, si dhe fusha të tjera.