Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi ka folur për Bylbyl Sokolin pasi ky i fundit u largua nga Flamurtari.
Remzi Ejupi duke folur për Bylbyl Sokolin i cili e drejtoi për dy javë FC Prishtinën këtë edicion, e më pas u largua, tha se i vjen mirë që ky i fundit është shëruar.
“Kam simpati për profën Bylbyl Sokoli, dhe e çmoj shumë”, ka thënë Ejupi në ‘Rock n’Roll Football’, përcjell Zëri
“Më vjen mirë që është shëruar kaq shpejt. Te Flamurtari u largua për mungesë konceptesh, por nuk ka pasur arsye të njejtë për t’u larguar nga ne”, u shpreh Ejupi.
Sokoli nga Prishtina në muajin shtator ishte larguar sipas tij për shkaqe shëndetësore pasi i duhej t’i nënshtroshej një operimi në gju.
Ndërkaq, nga Flamurtari u largua vetëm disa ditë pasi u emërua në krye të ekipit.
“Mendoj se pati mospërputhje konceptesh të organizimit të ekipit të parë. Kjo është arsyeja që nuk u nënshkrua kontrata me Flamurtarin dhe kemi ndarë rrugët. I uroj klubit sukses”, ka thënë Sokoli.