Renault mund të falimentojë nga Covid 19?

Renault mund të falimentojë nga Covid 19?

Kompania e prodhimit të makinave të markës, Renault, ka pësuar humbje të mëdha financiare, nga Covid 19.

7.29 miliardë eurosh (8.58 miliardë dollarë) janë humbjet e raportuara nga kjo kompani, e cila po zvogëlon kostot dhe po përpiqet të rregullojë marrëdhëniet me partnerin e saj nga Japonia, Nissan.

“Situata është e pashembullt, por megjithatë nuk është përfundimtare,” tha Kryeshefi i ri Ekzekutiv Luca de Meo, transmeton Insajderi.

“Unë kam çdo besim në aftësinë e grupit për t’u rikuperuar dhe për të dalë nga kjo krizë” përfundoi de Meo.

Shitjet e automjeteve të Renault u ulën më shumë se një e treta gjatë kësaj periudhe, kur sallonet dhe fabrikat u mbyllën me javë të tëra për shkak të pandemisë.

Këto humbje po afektojnë edhe tek Nissan, kompani e cila zotëron 43% të aksioneve. Prodhuesi i makinave japoneze ka vendosur të heqë dorë nga pagesa e një dividenti, duke i mohuar Renault-it një ndihmë në të cilën ata ishin mbështetur prej kohësh, për të forcuar të ardhurat e tyre./Insajderi.com.