Renditja e golashënuesve në Bundesligë – në këtë pozitë ndodhet Rashica

Renditja e golashënuesve në Bundesligë – në këtë pozitë ndodhet Rashica

Sulmuesi kosovar Milot Rashica, po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme në këtë edicion të Bundesligas gjermane.

Rashica me Werder Bremenin ka shënuar shtatë gola deri më tani, derisa të fundit e shënoi në fundjavë kundër Bayernit.

Listës i prin sulmuesi polak Robert Lewandowski me 18 gola. I dyti është Timo Werner i Leipzig me 16 gola.

Rouwen Hennings i Fortuna Dusseldorf me 10 gola është i treti.

Ndërkaq, me shtatë golat e tij, Milot Rashica është në pozitën e tetë.