
Numërimi mbrapsht për sezonin e ri të Serie A ka filluar tashmë. Në pritje që skuadrat të tregojnë vlerat e tyre në fushën e lojës, mund të bëhet një renditje e 20 ekipeve të kategorisë kryesore të futbollit italian në bazë të vlerave që ato kanë.
Në shtatë vendet e para, ato që garantojnë pjesëmarrjen në kompeticionet europiane, ka një diferencë të konsiderueshme nga një pozicion te tjetri. Në fakt, në luftën për titull, pas shitjes së dhimbshme të Bonuçi-t, por edhe të blerjeve të Betancur, Szczesny, De Sciglio dhe Douglas Costa, Juventus mbetet favorite me një vlerë skuadre të barabartë me 491 milionë euro. Një diferencë prej 111 milionë eurosh në krahasim me Napoli-n që mban vendin e dytë.
Risia vjen në vendin e tretë dhe quhet Milan. Falë merkatos së çmendur dhe një vlerë të përgjithshme 355.2 milionë euro, kuqezinjtë kanë lënë mbrapa, në letër, kandidatët për medaljen e bronzit, që do të iste vendimtare për projektin e klubit milanez.
Në vendin e katërt, një pozicion që garanton kthimin në gazën me grupe të Champions League duke filluar nga sezonin 2018-19, gjejmë Inter-in, njofton telesport.
Pavarësisht se merkato e zikaltërve ka qenë e qetë deri tani, ata kanë arritur të lënë mbrapa Roma-n për vetëm 5 milionë euro (318 me 313). Në vendin e gjashtë ndodhet Lazio e Simone Inzaghi-t me një vlerë 202 milionë euro, ndërsa në të shtatin është Fiorentina e Pioli-t me 158.