FIFA ka publikuar renditjen e fundit botërore për vitin 2019, ku pozita e Kosovës nuk ka ndryshuar.
Shtëpia më e madhe e futbollit ka publikuar renditjen përfundimtare për vitin 2019, ku Kosova është në pozitën e 115-të, ashtu si edhe muajin e kaluar.
Vendin e parë për vitin 2019 e mban Belgjika, që ndiqet nga Franca, Brazili, Anglia dhe Uruguai.
Renditja vazhdon me Kroacinë, Portugalinë Spanjën dhe Argjentinën.
Kombëtarja e Kosovës këtë vit e mbyll në pozitën e 115. Në anën tjetër, pozita e 66 është rezervuar për Kombëtaren Shqiptare.
Kujtojmë se Kosova ra për një pozitë, në renditjen paraprake që u publikua më 28 nëntor të këtij viti.
Kosova vitin e kaluar e kishte mbyllur në pozitën e 131-të, derisa Belgjika renditet në vend të parë për të dytin vit radhazi.
Renditja e radhës e FIFA-s do të publikohet në shkurt të vitit 2020.