Renditja përfundimtare në Serie A për sezonin 2019/2020

Renditja përfundimtare në Serie A për sezonin 2019/2020

Sezoni 2019/2020 ka përfunduar në Serie A në rrethana të vështira për shkak të virusit COVID-19, ky sezon ishte pauzuar për disa muaj.

Pas 38 ndeshjeve kampion i Serie A rishpallet Juventuesi me 83 pikë të grumbulluara, por këtë sezon “Zonaje  Vjetër”, fiton me vetëm 1 pikë më shumë se tashmë nënkampioni, Interi.

Befasia e edicionitt të kaluar, Atalanta ka dëshmuar se nuk e siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve aksidentalisht, pasi këtë vit doli e treta, me një sulm të frikshëm duke shënuar plotë 98 gola, dukshëm më shumë sesa skuadrat e tjera në Serie A.

Skuadara romake, Lazio ishte pretedent për titull – hapin e humbi pas rikthimit të futbollit pas pandemisë.

Kualifikimin direkt për Ligën e Evropës e ka siguruar Roma e cila në ndeshjen e fundit mposhti kampionin Juventues. Ndërsa, Milani përkundër formës fantastike pas rikthimit të futbollit nuk ka arritur më shumë sesa pozitën e gjashtë e cila i siguron gara kualifikuese për Ligën e Europës.

Skuadra e Napolit e cila ka vite që ishte në formë të lartë, madje duke rivalizuar Juventuesin për titull, në vitin tjetër nuk do të jetë pjesë e garave evropiane pasi është në pozitën e shtatë me vetëm 62 pikë.

Lecce, Brescia dhe Spal bien nga ligat dhe sezonin tjetër garat do t’i zhvillojnë në një kategori më të ulët. /Insajderi.com/