Reperi gjendet i vdekur në makinë pas një aksidenti në autostradën e Floridas

Reperi gjendet i vdekur në makinë pas një aksidenti në autostradën e Floridas

Policia amerikane ka gjetur trupin e një reperi aspirues në bagazhin e një makine pas një përplasjeje në një autostradë në Miami.

Oficerët e Patrullës së Autostradës në Florida zbuluan trupin e hip-hop artistit 25-vjeçar, Brian Trotter, pasi u thirrën në vendin e aksidentit.

Shoferi, 25-vjeçari Robert Deupree Avery Coltrain, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe transport të paligjshëm të mbetjeve njerëzore.

Një autopsi tregoi se Trotter ishte qëlluar për vdekje disa herë.

Oficerët nuk kanë sugjeruar një motiv për vrasjen, pasi Coltrain ka qenë mik me Trotter – i njohur me emrin rep Kent Won’t Stop – për më shumë se një dekadë.

Një raport i policisë tha se patrullat e autostradës u thirrën në vendin e aksidentit të makinës në autostradën Palmetto në Miami të dielën.

Ata e tërhoqën automjetin një Silver Acura 2009, në një park makinash aty pranë, por u bënë të dyshimtë pasi vunë re mizat që gumëzhinin dhe një erë të kalbur.

Brenda ata gjetën trupin “të mbështjellë me një copë pëlhure dhe në një fazë të përparuar të dekompozimit”.

Trotter u pa për herë të fundit në 17 tetor duke lënë shtëpinë e tij në Triangle, Virginia së bashku me Coltrain./Insajderi.com

Burimi: BBC News