Republikanët në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po u kërkojnë Demokratëve të vonojnë fillimin e gjyqit të ish-Presidentit Donald Trump për fajësimin deri në shkurt.
Ata argumentojnë se kjo do t’i japë kohë ish-presidentit Trump të përgatisë një mbrojtje, raporton BBC.
Ai akuzohet për nxitje të kryengritjes pasi mbështetësit e tij sulmuan Capitolin këtë muaj.
Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve janë të gatshëm t’ia dorëzojnë akuzën Senatit.
Trump fluturoi për në Florida ndërsa mandati i tij përfundoi të mërkurën, duke lënë përurimin e pasardhësit të tij Joe Biden.
Më 6 janar, presidenti i atëhershëm u tha protestuesve pranë Shtëpisë së Bardhë që “në mënyrë paqësore dhe patriotike” të bënin të dëgjuar zërin e tyre ndërsa përgatiteshin të marshonin drejt ndërtesës së Capitolit të SHBA. Ai gjithashtu u tha atyre të “luftonin si ferr”. /Insajderi.com