Republikanët sigurojnë votat për ta zëvendësuar Ruth Bader Ginsburg

Republikanët sigurojnë votat për ta zëvendësuar Ruth Bader Ginsburg

Partia Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur numrat e nevojshëm për ta siguruar presidentin, Donald Trump, se Senati do ta votojë të propozuarin e tij për Gjykatën Supreme, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Senatori, Mitt Romney nga Utah, është vota e 51-të e kërkuar nga partia për të vazhduar me zëvendësimin e gjyqtares, Ruth Bader Ginsburg, që vdiq të premten.

Kjo lëvizje e Republikanëve pritet të shkaktojë një betejë politike mes tyre dhe Demokratëve.

Demokratët kanë argumentuar se nuk duhet të vazhdohet me procedurën e zëvendësimit derisa vendi është në një vit zgjedhor.

Por, Trump ka pohuar se do ta bëjë të ditur të nominuarin e tij të shtunën./Insajderi.com