Reshje të dendura shiu, New York-u nën ‘presionin’ e ujit

Reshje të dendura shiu, New York-u nën ‘presionin’ e ujit

New York-u dhe shumë vende të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kaluan valën e të nxehtit afrikan por tani po përballen me një kërcënim tjetër natyror, atë të reshjeve të shiut.

Reshje të dendura shiu po bien në New York duke krijuar një kaos në shumë zona. Rrugët janë përmbytyr duke shkaktuar trafiqe dhe bllokime të lëvizjes.

Me qindra shtëpi kanë humbur energjinë elektrike dhe të shumta janë familjet që janë evakuar. Në fragmente të ndryshme gjatë stuhisë ka rënë dhe breshër dukë lënduar edhe disa persona.

Në aeroport si shkak i kushteve të rënduara atmosferike janë shtyrë dhe anulluar disa fluturime. Metrotë janë përmbytur gjithashtu duke krijuar probleme në lëvizje.