Pas humbjes tronditëse 2-8 nga Bayerni në Ligën e Kampioneve, klubi i Barcelonës do ta fillojë reformën e madhe.
Vetëm shtatë lojtarë nuk janë në shitje, pjesa e tjetër e ekipit potencialisht do të largohet këtë verë nga Camp Nou.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se vetëm Lionel Messi, Marc-Andre ter Stegen, Nelson Semedo, Frenkie de Jong, Clement Lenglet, Ousmane Dembele dhe Antoine Griezmann nuk janë në shitje.
Në një intervistë për televizionin e klubit, Bartomeu, tha se pjesa tjetër e ekipit mund të shitet.
Ndërsa, talenti, Ansu Fati nuk ishte në listë, por Bartomeu e kishte bërë të qartë në të kaluarën se as adoleshenti i talentuar nuk ka për t’u larguar nga Camp Nou.
Barcelona nuk e ka fituar Ligën e Kampioneve nga viti 2015, ndërsa viteve të fundit ka pasur humbje të thella në këtë garë nga Juventuesi, Roma, Liverpooli dhe tashmë edhe Bayerni. /Insajderi.com/