Rey Manaj sezonin e ardhshëm mund të luajë në Greqi te skuadra e Panathinaikos.

19-vjecari shqiptar pritet të transferohet në kampionatin grek në formën e huazimit, për t’u vënë nën urdhrat e Andrea Stramaccionit, i cili është në krye të “jeshilëve” të Athinës që nga nëntori i kaluar.
Në fakt 40-vjeçari italian ka këmbëngulur fillimisht për Rodrigo Palacion, por Mancini nuk ka ndërmend në privohet nga shërbimet e një sulmuesi me shumë eksperiencë, të cilin po e aktivizon në vazhdimësi.
Sipas medieve italiane tek Interi janë të bindur se Manaj do të gjejë hapësirat e nevojshme në formacion për t’i rritur si futbollist, duke e përjashtuar mundësinë që qëndrimit në “Apiano Gentile” ku rivaliteti për një fanellë titullari është shumë e ashpër.