
Vetëm gjashtë ndeshje i ka zhvilluar sivjet në Premier Legue me ekipin Liverpool, me të cilin e fitoi edhe trofeun.
Xherdan Shaqiri është shpallur kampion në Angli me ‘reds’ ndonëse këtë sezon shumicën e kohës ka qenë në bankën rezervë.
Tani ky është titulli i katërt që kosovari e fiton me Liverpool: Premier League, Champions League, UEFA Super Cup dhe FIFA Club World Cup.
Me Bazelin, Shaqiri e ka fituar tri herë kampionatin e Zvicrës dhe dy herë kupën e këtij shteti.
Me Bayernin i ka fituar tetë trofe: 2x Bundesliga, 2 Kupa të Gjermanisë, 1x Superkupë të Gjermanisë, 1x Champions League, 1x UEFA Super Cup dhe 1x FIFA Club World Cup.
Ai poashtu është edhe nënkampion i Evropës me Zvicrën U21 në vitin 2011.
Ky i Premier League, ishte trofeu i 17-të në karrierën e Xherdan Shaqiri me tri klube të ndryshme, Basel, Bayern Munich dhe Liverpool.
Ndonëse nuk luan shumë, sidomos te Bayern dhe Liverpool, 28 vjeçari është futbollisti shqiptar po se po më i trofeshmi, por është më i trofeshëm se shumë futbollistë të njohur botëror.
Nëse Shaqiri i ka fituar dy kupa të Ligës së Kampionëve, pa të janë Ibrahimovic, Buffon e Ronlado braziliani.
Insajderi.com