
Kanë përfunduar ndeshjet e para të Kualifikuesve të Botërorit “Qatar 2022”, njofton Insajderi.
Gjatë mbrëmjes së sotme ka patur rezultate surprizë, teksa Franca është ndalur në barazim 1-1 ndaj Ukrainës.
Kroacia është mundur me rezultatin 1-0 nga Slovenia, Portugalia ka fituar në shtëpi ndaj Azerbajxhanit të De Biazit falë një autogoli.
Belgjika ka arritur një sukses në shtëpi me rezultatin 3-1 ndaj Uellsit, ku ka arritur të shënojë dhe Lukaku me penallti.
Rezultatet:
Serbia – Republika e Irlandës 3:2
Finlanda – Bosnje Hercegovina 2:2
Estonia – Republika Çeke 2:6
Gjibraltari – Norvegjia 3:3
Letonia – Mali i Zi 1:2
Çipro – Sllovakia 0:0
Malta – Rusia 1:3
/Insajderi.com