Rezultatet e natës së sotme në grupet e Ligës së Kampionëve

Rezultatet e natës së sotme në grupet e Ligës së Kampionëve

Të martën mbrëma janë zhvilluar ndeshjet e dyta në grupet A, B, C dhe D të Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.

Në grupin A, Bayern Munchen dhe Atletico Madrid fituan ndeshjet kundër Lokomotivës së Moskës, respektivisht Salzburgut. Bavarezët fituan me rezultat 1:2 me golat e Goretkza dhe Kimich, ndërsa spanjollët fituan me rezultat 3:2 ndaj austriakëve, me golat e Llorente dhe dy golëshin e Joao Felix, në anën tjetër për Salzburgun shënoi sulmuesi kosovar Mërgim Berisha.

Në grupin B, Inter ndau pikët duke luajtur pa gola në Ukrainë kundër Shakhtar, po ashtu edhe Real Madrid barazoi 2:2 në Gjermani kundër Borussia Moenchengladbach, spanjollët edhe pse ishin në disavantazh prej dy golash, arritën të barazonin rezultatin në tre minutat e fundit të takimit me Benzema dhe Casemiro.

Në grupin C, Porto mposhti grekët e Olympiacos me rezultat 2:0, ndërsa Manchester City mposhti në “Velodrome”, skuadrën e Marseille me shifrat 0:3. Golat për anglezët u shënuan nga Ferrran Torres, Guendogan dhe Sterling.

Në grupin D, Atalanta dhe Ajax ndanë pikët duke luajtur baras 2:2, ndërsa Liverpool mposhti me rezultat 2:0 danezët e Midtjylland me golat e Jota dhe Salah. /Insajderi.com