Rezultat shumë i afërt, por gjasa për fitore më shumë ka Biden se Trump

Rezultat shumë i afërt, por gjasa për fitore më shumë ka Biden se Trump

Votat në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende duke u numëruar dhe ende ka gjasë që secili nga kandidatët të fitojë. Gjithsesi, ka shenja domethënëse se ish-zëvendëspresidenti, Joe Biden, t’i fitojë shtetet kyçe në të cilat ende nuk dihet rezultati përfundimtar dhe gara është e ngushtë.

Situata është kështu; Biden veçmë ka fituar avantazh në Michigan dhe Wisconsin, dhe pritet të dal në epërsi edhe në Pennsylvania.

Këto tri shtete do të ishin të mjaftueshëm për t’ia siguruar 270 votat elektorale që mjaftojnë për t’u bërë president, shkruan Insajderi.

Edhe nëse i humbë të gjitha shtetet tjera, po i fiton këto të tria, Biden e largon nga Shtëpia e Bardhë, Donald Trumpin.

Përveç këtyre tri shteteve, janë edhe katër të tjera mjaft të rëndësishme në të cilat ende nuk ka qartësi se kush do t’i fitojë. Bëhet fjalë për shtetet si Georgia dhe Karolina Veriore dhe Nevada e Arizona. Një fitore e kombinuar edhe në këto shtete është si plan i dytë për Biden, nëse nuk e fiton Pennsylvanian.

Ndërsa sa i përket rrugës së Trump-it drejt fitores, Pennsylvania është kruciale. Përveç nëse nuk e kthen rezultatin në Michigan dhe Wisconsin, Trump nuk ka opsion tjetër për të fituar./Insajderi.com