Albin Tahiri në sfidën e tij të parë në Pekin doli i 35-ti apo i parafundit nga garuesit që e përfunduan sfidën, që ishte edhe rezultati i tij më i mirë pas përfaqësimit që i ka bërë Kosovës edhe më herët.
Në këtë garë vendin e parë e rrëmbeu Beat Feuz nga Zvicra, të dytin francezi Johan Clarey dhe të tretin Mathias Mayer nga Austria.
Kiana e përfundoi garën e saj të parë dhe të vetme në disiplinën ‘Sllallom i Madh’ dhe doli e 49-ta apo e fundit nga garueset që e përfunduan garën.
Albini siç kemi raportuar edhe më herët do të garojë në 4 disiplina, ndërsa kjo ishte gara e tij e parë në disiplinën ‘Lëshim’.
Në ditët në vijim ai do të vazhdojë edhe në ‘Kombinim Alpin’, ‘Sllallom’ e ‘Sllallom të Madh,’ para Ceremonisë Mbyllëse më 20 shkurt./Insajderi.com