Rezultatet e ndeshjeve kualifikuese të së enjtes

Rezultatet e ndeshjeve kualifikuese të së enjtes

Janë mbyllur 11 ndeshjet eliminatore të së enjtes për Botërorin “Qatar 2022”, ku nuk munguan surprizat, njofton Insajderi.

Shqipëria triumfoi ndaj Andorrës, me rezultatin 0-1, duke iu falur një goli të Ermir Lenjanit në minutën e 41-të. Ndeshje spektakolare ishte ajo mes Hungarisë dhe Polonisë, që ndodhen në të njëjtin grup. Skuadrat e mbyllën në një barazim spektakolar 3-3. Ndeshja e grupit ishte ajo mes Anglisë dhe San Marinos, e cila u mbyll me rezultatin 5-0 të “Tre Luanëve”.

Fitore pa shumë vuajtje ka marrë Gjermania, që mposhti 3-0 Islandën, ndërsa Italia triumfoi 2-0 ndaj Irlandës së Veriut.

Spanja është shtangur në shtëpi nga Greqia, që i ka marrë një barazim 1-1. Suedia ka mposhtur minimalisht Gjeorgjinë. Ndërkohë Maqedonia e Veriut është mposhtur 3-2 nga Rumania.

Rezultatet:

Bullgari – Zvicra 1:3

Izrael – Denimarka 0:2

Lihtenshtajn – Armenia 0:1

Moldavia – Ishujt Faroe 1:1

Skocia – Austria 2:2

/Insajderi.com