Rezultatet e ndeshjeve të fundit të eliminatoreve gjatë të martës

Rezultatet e ndeshjeve të fundit të eliminatoreve gjatë të martës

Janë mbyllur tetë ndeshjet e fundit të ditës së sotme, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit ‘Qatar 2022’, njofton Insajderi.

Janë regjistruar plot 33 gola në tetë ndeshje, ku surpriza vjen nga Turqia. Këta të fundit kanë marrë një barazim zhgënjyes ndaj Letonisë, teksa ndonëse ishin në avantazh 3-1, në fund janë barazua nga një kundërshtar modest si Letonia, duke u mbyllur takimi 3-3.

Fitore me goleada kanë regjistruar Belgjika që mposhti 8-0 Bjellorusinë dhe Holanda që triumfoi 0-7 ndaj Gjibraltarit.

Portugalia ka mposhtur 1-3 me përmbysje Luksemburgun, ndërsa Kroacia mposhti 3-0 Maltën. Norvegjia mposhti minimalisht Malin e Zi sy mysafir në Podgoricë, teksa me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Uellsi ndaj Çekisë, por në shtëpi. /Insajderi.com