![Rezultatet e ndeshjeve të sontme në Ligën e Kampionëve](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/10/Capture-70-730x395.jpg)
Përfunduan tetë ndeshjet e katër grupeve në Ligën e Kampionëve, me rezultate befasuese.
Ndeshja kryesore ndërmjet Real Madridit dhe Tottenhamit ka përfunduar baras 1:1 në Santiago Bernabeu.
Manchester City ka fituar 2:1 ndaj Napolit, ndërsa Liverpool ka shënuar fitoren më të thellë të mbrëmjes, duke mposhtur Mariborin në udhëtim 0:7.
Spartak Moscow po ashtu ka deklasuar Sevillan 5:1, ndërsa Besiktas ka fituar në udhëtim 1:2 ndaj Monacos.