Rezultatet e të dielës në Ligue 1 franceze

Rezultatet e të dielës në Ligue 1 franceze

Kanë përfunduar pesë sfidat e javës së 24-të në Ligue 1 franceze, njofton Insajderi.

Monaco nuk di të ndalet dhe korr suksesin e shtatë rradhazi në kampionat.

Skuadra nga Principata ka triumfuar në transfertë ndaj Nimes me rezultatin 3-4.

Me këtë triumf Monaco renditet në vendin e katërt në kuotën e 48 pikëve.

Nice ka fituar në shtëpi me rezultatin 3-0 ndaj skuadrës së Angers.

Bordeaux mposhtet me përmbysje në transfertë nga skuadra e Brest-it me rezultatin 2-1.

Montpellier ka fituar në shtëpi ndaj skuadrës së Dijon me rezultatin 4-2.

Saint-Etienne ka mposhtur minimalisht 1-0 në shtëpi skuadrën e Metz. /Insajderi.com