Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së pestë në grupe në Ligën e Kampionëve.
Takimi kryesor i kësaj jave, ai mes Juventusit e Barcelonës, përfundoi baras pa gola.
Kurse, në anën tjetër, PSG shënoi fitore të thellë me rezultat 7:1 ndaj Celticut, derisa fitore shënuan edhe Atletico madrid e Bayern Munich.
Befasia e mbrëmjes ishte humbja të cilën Manchester United e pësoi me rezultat minimal ndaj Baselit.
Më poshtë keni të gjitha rezultatet nga ndeshjet e sontme. /Insajderi