Ribery po tenton ta “formojë” një mini Bayern tek Fiorentina

Ribery po tenton ta “formojë” një mini Bayern tek Fiorentina

Ish mesfushori sulmues i Fiorentina, Frank Ribery, po tenton që në ekipin italian, të sjellë sa më shumë lojtar me të cilët ka luajtur tek Bayern Munich.

Ai ka ftuar Mario Gotzen dhe Mario Manxhukiqin që t’i bashkohen atij te klubi italian.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, Ribery, po luan si rol i ndërmjetësuesit në negociata me ish-bashkëlojtarët e tij te Bayern Munich. Të dy lojtarët ofensivë janë pa kontrata. Manxhukiq ka shkëputur kontratën me klubin nga Katari, Al-Duhail, ndërsa Gotzes i ka skaduar kontrata me Borussia Dortmund, raporton Insajderi.

Ribery u bashkua me Fiorentinën verën e vitit të kaluar dhe ai ka ndihmuar me tre gola dhe dy asistime në 18 ndeshje./Insajderi.com.