Rikthehen ndeshjet kualifikuese për “Katari 2022”

Rikthehen ndeshjet kualifikuese për “Katari 2022”

Ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022” do të rikthehen sonte me fillim nga ora 20-45.

Gjithsej do të zhvillohen 12 takime dhe të gjitha do të nisin në orar të njëjtë, shkruan Shqip.com.

Ndër përballjet më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Çekisë dhe Uellsit, në kuadër të Grupit E.

Momente nga ndeshja e kaluar, Çeki-Uells

Të dyja skuadrat kanë nga shtatë pikë dhe po “luftojnë” për vendin e dytë, pas i pari është i “rezervuar” për Belgjikën e cila ka 16 pikë.

Çekët janë në vendin e dytë për shkak të golaverazhit më të mirë dhe fakti që luajnë si vendas i “mbulon” ata me epitetin e favoritit.

Një takim që mund të sjellë lojë të “zjarrtë” është ai ndërmjet Turqisë dhe Norvegjisë, ekipe të cilat garojnë në Grupin G.

Ky gurp është një “dramë” në vetë, pasi Holanda dhe Norvegjia kanë nga 13 pikë, turqit kanë 11 pikë, ndërsa Mali i Zi ka tetë dhe matematikisht të gjitha këto skuadra janë ende në garë për tu kualifikuar në “Katari 2022”.

Momente nga ndeshja e kaluar, Noregji-Turqi

Të gjitha ndeshjet që do zhvillohen sonte me fillim nga ora 20-45.

Çekia-Uellsi

Estonia-Bjellorusia

Gjilbratari-Mali i Zi

Latvia-Holanda

Turqia-Norvegjia

Qipro-Kroacia

Malta-Sllovenia

Rusia-Sllovakia

Gjermania-Romania

Islanda-Armenia

Lihtenshtajni-Maqedonia e Veriut /Insajderi.com