Rikthehen protestat masive në Bjellorusi

Rikthehen protestat masive në Bjellorusi

Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë përsëri nëpër rrugët e Bjellorusisë, duke u përballur me policinë për të protestuar kundër Presidentit, Alexander Lukashenko.

Një prani e madhe e policisë rrethoi disa zona “Sheshin e Pavarësisë” në kryeqytetin, Minsk dhe ministria e brendshme raportoi të paktën 140 arrestime.

Protestuesit brohorisnin “turp”, “turp”, raporton BBC.

Bjellorusia është kapluar nga protestat masive që nga zgjedhjet e 9 gushtit, për të cilat besohet se janë manipuluar.

Presidenti Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet për 26 vjet, ka thënë se ai nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe mohon mashtrimet në zgjedhje. /Insajderi.com