Rikthehet Champions League – dy super ndeshje janë në program për sonte

Rikthehet Champions League – dy super ndeshje janë në program për sonte

Liga më e fortë në botë, Uefa Champions League, rikthehet sot, pas pauzës disa mujore, që nga koha e shfaqjes së pandemisë.

Manchester City vs Real Madrid dhe Juventus vs Lyon, janë dy përballjet që luhen sonte, raporton Insajderi.

Real Madrid, udhëton në Manchester, me synimin që të përmbysë rezultatin prej 2 me 1, nga ndeshja e parë në Santiago Bernabeu.

Kun Aguero, është në dyshim për këtë ndeshje, pas lëndimit në gju dhe Mendy, është i suspenduar. Ndërsa tek Real Madrid, mungesë jashtëzakonisht e madhe është kapiteni Sergio Ramos, që ka karton të kuq, por mungon edhe Diaz që është diagnostikuar me Covid 19 si dhe Bale, që ka refuzuar të luajë.

Juventus e pret Lyon, pas ndeshjes së parë në Francë, të cilët italianët e humbën me rezultat 1 me 0.

Të dy ndeshjet, fillojnë nga ora 21:00/Insajderi.com.