Pas dy javësh pushim, Formula 1 rikthehet në fundjavë në pistën gjermane të Nurburgring, njofton Insajderi.
Piloti gjerman i “kokëkuqes” italiane, Sebastian Vettel ka folur para garës që pritet të zhvillohet në vikend, në vendin e tij, duke thënë se Ferrari nuk ka forcën e duhur për të luftuar për fitore, pasi bolidi nuk është në nivele të larta, në raport me bolidët tjerë në garë.
“Për mua është një kënaqësi të garoj në këtë pistë, që në fillim nuk ishte planifikuar në kalendar. Është një pistë interesante, me shumë kthesa dhe me shpejtësi mesatare, që vënë në dukje aftësitë e makinës. Ndaj, për ne do të jetë e vështirë të jemi kompetitivë në këtë pistë”, tha piloti gjerman.
Sa i përket mundësisë në renditjen tabelare, Vettel u tregua i sinqertë dukem thënë se me atom që disponon Ferrari, vetëm në mesin e tabelës mund të renditen.
“Mendoj se edhe në këtë garë do të jemi në grupin e makinës që do të pozicionohen në mesin e renditjes. Kjo gjë të dhemb, sidomos kur piloton një Ferrari, por kaq janë mundësitë tona edhe pse jap maksimumin në pistë. Gjithsesi, çdo sekondë do të bëjë diferencën, ndaj mund të arrijmë diçka pozitive”, përfundoi fjalën e tij Vettel. /Insajderi.com