Rikthehet Premier Liga me javën e dytë të saj – këto janë çiftet

Rikthehet Premier Liga me javën e dytë të saj – këto janë çiftet

Një nga kampionatet më të forta në botë, Premier Liga, rikthehet sot dhe ka katër ndeshje në program, njofton Insajderi.

Dy ndeshje nga këto të katërta, pritet të marrin vëmendjen më të madhe – Manchester United vs Crystal Palace dhe Arsenal vs West Ham.

Ndërsa dy ndeshjet e tjera të kësaj dite janë: Leeds United vs Fulham dhe Everton vs West Brom.

Manchester United, sot e hap kampionatin, pasi në javën e kaluar, nuk ka luajtur shkaku që federata i ka dhënë pushim shtesë ekipeve nga Manchesteri, shkaku i angazhimeve në ligat evropiane./Insajderi.com.