Rikthehet seriali i famshëm “Schengen Visa” me sezonen e re në GjirafaVideo

Rikthehet seriali i famshëm “Schengen Visa” me sezonen e re në GjirafaVideo

Seriali “Schengen Visa” tashmë ka arritur të pëlqehet nga një masë e madhe e audiencës. Çdo herë jemi mësuar që të Dielat t’i kalojmë me të qeshura pikërisht nga ky serial.

Pas një pauze prej dy muajsh “Schengen Visa” rikthehet me sezonen e tret. Sonte u lansua episodi i 44 i këtij seriali, i cili përmban skena me qesharake pa fund.

Në këtë episod pavarësisht që publiku po e pret me padurim për personazhet e serialit nukka ndodhur e njejta pasi që Xhemajli gjatë kohës që nuk ka punuar zyra nuk e ka paguar rrymën dhe është shumë ftohtë.

Ibra mundohet brenda mundësive me e gjet një mënyrë me e nxeh Lulen, kurse Lulja  vazhdon me qenë shumë xheloze, Axha Basri ka fillu me harru nga pak mirëpo jo dashurinë e ti Noren, Nëntori del me vjedh dru mirëpo nuk do t’a besoni se çfarë ndodh në fund të
episodit.

Episodin e plotë e gjeni më poshtë dhe mos harroni çdo të Diel nga ora 20:00 shfaqenepisodat e ri të “Schengen Visa” eskluzivisht online vetëm në platformën GjirafaVideo.