Rikthehet Serie A – Ac Milan e pret Inter

Rikthehet Serie A – Ac Milan e pret Inter

Kampionati italian, Serie A, rikthehet pas pauzës se kombëtareve dhe ka në program katër ndeshje, ku vëmendja më e madhe do të jetë në derbin e zjarrtë lokal në mes Ac Milan dhe Inter.

Ndeshja e parë e ditës, është ajo ne mes Napolit dhe Atalantas, dy ekipe me prioritete të njëjta dhe luhet nga ora 15:00.

Dy ndeshje do te luhen nga ora 18:00, ajo ne mes të Sampdoria e Lazio dhe Milan e Inter, kjo e fundit pritet të shikohet me interes të veçantë, marrë parasysh rivalitetin e madh në mes tyre.

Kampioni në fuqi, Juvnetus, luan në transfertë ndaj ekipit te Crotone, me te cilën duhet të luaj me mungesën e Cristiano Ronaldo, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid 19./Insajderi.com.