
Sot, rikthehet Ipko Superliga e Kosovës në futboll, dy ndeshje janë në program për ditën e sotme.
Besa e Pejës, e pret në shtëpi ekipin e udhëhequr nga Ismet Munishi, Ballkanin, ndërsa Prishtina e pret në kryeqytet ekipin e Drenicës, njofton Insajderi.
Të dy ndeshjet luhen me fillim nga ora 16:00.
Superliga rikthehet pas shtyrjes prej një jave, shkaku i situatës me Covid 19, ndërsa dje është luajtur vetëm një ndeshje, ajo në mes të Trepçës 89 dhe Arbërisë, e fituar nga kjo e fundit me rezultat 2 me 0./Insajderi.com.