Rikthehet Superliga e Kosovës

Rikthehet Superliga e Kosovës

Fillon edhe xhiroja e 24-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, pas ndalesës për shkak të Pandemisë, njofton Insajderi.

Ballkani udhëton drejt kryeqytetit për t’u ndeshur me Flamurtarin.

Pritet të jetë një transfertë delikate për skuadrën nga Suheraka, të cilët janë futur në një presion të madh edhe pas gabimit ndaj Drenicës javën e kaluar.

Në xhiron e 22-të, të fundit para ndërprerjes së kampionatit, kuqezinjtë kishin mundur Ballkanin 2:1.

Ndeshja tjetër e ditës luhet në Klinë, ndërmjet Dukagjinit dhe skuadrës së Feronikelit.

Djemtë e Afrim Tovërlanit duan vetëm fitore, në mënyrë që t’i afrohen pozitës së dytë në renditje.

Të dy këto ndeshje fillojnë nga ora 17:00.