Rikthehet te fitorja Roma, mposht Fiorentinën në “Artemio Franchi’

Rikthehet te fitorja Roma, mposht Fiorentinën në “Artemio Franchi’

Roma ka lënë pas humbjen ndaj Milan-it dhe fiton me rezultatin 1:2 ndaj Fiorentinës, në kuadër të javës së 25-të në Serie A, njofton Insajderi.

Pas një pjese të parë të mbyllur me rezultatin 0-0, do të ishte Spinazzola (49’) dhe Diawara (88’) që do t’i jepnin skuadrës tre pikë mjaft të vlefshme. Spinazzola u bë gjithashtu protagonist, pasi fatkeqësisht realizoi një autogol (60’).

Përveç fitores, kjo ishte një ditë e mirë edhe për mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla i cili luajti 81 minuta, kur u zëvendësua nga Smalling. Me këtë fitore Roma mbetet në vendin e pestë, pasi konkurentja kryesore e saj, Atalanta fitoi gjithashtu ndeshjen e saj ndaj Crotones, për të mbajtur vendin e katërt. /Insajderi.com