COVID-19 ka “lindur” në Kinë. Virusi shëtiti gjithë botën, duke lënë qindra-mijëra të vdekur e miliona të infektuar. Tash, prapë po kthehet ku e filloi.
Kryeqyteti kinez Pekini ka regjistruar 36 raste të reja të infektuar me COVID-19, çka ka përhapur frikë për një valë të dytë të të infektuarave në nivel nacional, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Zyrtarët shtetërorw kanë kërkuar kujdes të shtuar dhe kanë njoftuar për “masa vendimtare”, në mënyrë që të parandalohet përhapja.
Përhapja e re thuhet se e ka vatrën në një treg me shumicë në Pekin.
Menaxheri gjeneral i këtij tregu është përjashtuar nga puna menjëherë, bashkë me zyrtarë të tjerë.
Edhe tri provinca tjera kineze – Liaoning, Hebei, Sichuan – gjithashtu kanë raportuar për raste të reja./Insajderi.com