Rikthim i Ëndrrave, Ronaldo shënon gol

Rikthim i Ëndrrave, Ronaldo shënon gol

Rikthimin e tij në “Teatrin e Ëndrrave”, Cristiano Ronaldo e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Portugezi ka arritur të shënojë golin e vetëm në pjesën e parë kundër Newcastle United, duke shkuar në pushimin prej 15 minutave me rezultat pozitiv, transmeton Shqip.com.

Ndeshja Manchester United-Newcaste ishte takimi i vetëm në të cilin u shënua gol, pasi në të gjitha përballjet tjera që kanë filluar në ora 16-00, rezultati është 0-0.

Në takimin tjetër, Norwich City-Arsenal, sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica e ka filluar ndeshjen nga banka rezervë./Insajderi.com