Rikthimi i çmendur i Arsenalit vlen vetëm për barazimin [video]

Arsenali ka arritur të marrë një pikë ndaj Bournemouth, duke u rikthyer nga disavantazhi prej 3:0, për të barazuar në 3:3.

Rikthimi i çmendur i Arsenalit vlen vetëm për barazimin [video]

“Topçinjtë” kanë marrë një pikë shumë të vlefshme në xhiron e 20-të në Premierligë, duke barazuar 3:3 me Bournemouthin.

Arsenali nuk nisi mirë takimin duke pësuar dy gola deri në minutën e 20-të të ndeshjes, Daniel dhe Wilson shënuan për 2:0, para se Fraser të shënojë për 3:0 në minutën e 58’të.

Më pas djelmoshat e Wenger u rikthyen furishëm, të cilët gjetën rrugën drejt golit brenda pesë minutave, Sanchez dhe Perez shënuan për 3:2 në minutat 70-të dhe 75-të. Deri në fund të ndeshjes, Arsenali kishte disa raste, dhe goli i barazimit erdhi në minutat shtesë, Oliver Giroud shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar 3:3.

Pas këtij barazimi, Arsenali zbret në pozitën e katërt me 41 pikë të grumbulluara, tetë pikë më pak se lideri Chelsea që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Insajderi.com

http://www.dailymotion.com/video/x57a0lj_bournemouth-3-3-arsenal-all-goals-highlights-03-01-2017-hd_sport