Rikthimi i Shaqirit pas 5 ndeshjeve mungesë

Rikthimi i Shaqirit pas 5 ndeshjeve mungesë

Futbollisti shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri është i gatshëm për ndeshjen e Stoke Cityt ndaj Manchester Cityt, shkruan sot BBC.

Mesfushori i lindur në Zhegër të Gjilanit do të jetë në dispozicion të trajnerit Marc Hughes për ndeshjen e së mërkurës mbrëma ndaj Manchester Cityt.

Shaqiri mungonte prej 5 ndeshjeve për Stoke Cityn, pas problemeve që kishte pasur në kavilje.

Ndeshja Manchester City – Stoke City zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Etihad” të Mançesterit dhe do të jetë e vlefshme për xhiron e 27 të Premier Ligës.