Rikthimi te Real Madridi

Rikthimi te Real Madridi

Raportohet se sulmuesi në formë i Tottenham, Harry Kane, do të jetë i gatshëm për ndeshje kundër Real Madridit, e cila zhvillohet të mërkurën mbrëma në “Wembley” në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kane, i cili mungoi në ndeshjen e fundit të Tottenham kundër Manchester United të shtunën për shkak të një dëmtimi, është rikthyer në stërvitje sot dhe thuhet se do të luajë kundër ekipit të Zidane.

I pyetur nëse do ta ketë Kane kundër Real Madridit, trajneri Pochettino ka thënë: “Nuk e di nëse do të jetë”, shkruan AS.

Por, sot ai ka stërvitur me grupin dhe ka dhënë shenja se e ka rimarrë veten plotësisht. /Express/