Rincon: Te Juventus kam ardhur për të fituar  

Rincon: Te Juventus kam ardhur për të fituar  

Me hapjen e sezonit dimërore, Tomas Rincon është kthyer zyrtarisht tek Juventusi. Pas firmës së hedhur në kontratë dhe fjalëve të para të dhëna për faqen zyrtare të bardhezinjve në internet, mesfushori është prezantuar edhe në njw konferencë për shtyp.

“Këto ditë më duket si një ëndërr e kthyer në realitet”, është shprehur venezueliani, shkruan Tch.

“Jam shumë krenar, është një nder për mua të bëhem pjesë e këtij klubi. Dua të jem sa më shpejt në dispozicion të shokëve të mi, të stafit dhe të klubit, e më pas të fitoj titullin, Kupën e Italisë dhe Championsin”, është shprehur ai.

Mesfushori nga Venezuela, siç ka njoftuar Juventusi, ka firmosur një kontratë deri në vitin 2020, ndërsa për Genoan, klubi ku ai aktivizohej deri në dhjetor, shkojnë plot 8 milionë euro, të cilat do të paguhen me 3 këste.