“Ringjallet” djali i vdekur, nëna humb ndjenjat pasi e sheh

“Ringjallet” djali i vdekur, nëna humb ndjenjat pasi e sheh

Tingëllon si e çuditshme, por është e vërtetë. Djali i Antonina Mikhailovna, Konstantini është “ringjallur” vetëm pak ditë pasi u shpall si i vdekur.

Lajmi vjen nga mediat ruse, që zbulojnë se Konstantini u rikthye në shtëpi, duke i befasuar të gjithë. Trupi i Konstantinit u konstatua si i vdekur nga mamaja e tij. Por katër muaj më vonë, 62 vjeçarja, Mikhailovna pohoi se dëgjoi të trokitura në derë, teksa kur e hapi pa djalin e saj.

Menjëherë pas kësaj skene, gruaja u shemb në tokë pa ndjenja.  Mikhailovna kishte raportuar se Konstanti, 43 vjeç, ka vdekur që prej muajit mars. Ndërkohë, vendimin për tu “zhdukur”, Konstantini e ka cilësuar si një reflektim për jetën.

Po mendoja për kuptimin e jetës dhe atë që dua të bëj me veten time,”-i tha ai policisë.

Por, problemet e Konstantin me policinë nuk mbarojnë këtu. Tashmë ai është shpallur zyrtarisht si i vdekur dhe do të jetë e vështirë që të fshihet nga lista e popullsisë ruse.