Rivaldo: Douglas Costa do të shkëlqente tek Manchester City

Rivaldo: Douglas Costa do të shkëlqente tek Manchester City

Legjenda e Brazilit dhe Barcelonës, Rivaldo, ka komentuar mbi situatën e lojtarit të Juventus, Douglas Costa, i cili nuk po gjen hapësira të mjaftueshme tek ekipi italian.

“Nëse shikoni në tregun e transferimeve, unë mendoj se Douglas Costa nga Juventus te Manchester City mund të jetë një mundësi interesante”, ka thënë Rivaldo për Betfair, transmeton Insajderi.

“Costa nuk ka luajtur shumë në Juventus dhe mund të gjejë një fazë më të madhe për të shkëlqyer te City, pasi duket se është një klub që dëshiron ta rekrutojë atë. Karriera e një lojtari nuk është shumë e gjatë dhe ka shumë rëndësi se si e gjen vetën Brenda kësaj periudhe, prandaj ai duhet ta gjejë një klub ku ai do të kishte mundësinë të luante më shpesh, sepse ai është një lojtari i jashtëzakonshëm, unë e admiroj atë” përfundoi Rivaldo.

Costa kishte luajtur edhe më parë për Pep Guardiolën sa të dy ishin pjesë e Bayern Munich./Insajderi.com.