Rivaldo: Shkarkojeni Quique Setien

Rivaldo: Shkarkojeni Quique Setien

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo ka komentuar situatën e trajnerit Setien, duke rekomanduar shkarkimin e tij.

“Mendoj se ekziston një rrezik real që Barca të eliminohet nga Napoli. Italianët janë gjithmonë të gatshëm të tregojnë peshën e tyre në fushë dhe me këtë Barcelonë, ndjej se gjërat mund të shkojnë keq” tha Rivaldo, transmeton Insajderi.

“Është një problem serioz dhe një kokëçarje e madhe për drejtuesit e Barcelonës, por unë do të ju rekomandoja shkarkimin e trajnerit, pasi me të nuk janë të kënaqur as tifozët, për shkak të mënyrës se si ai po luan futboll./Insajderi.com