Njëri e djersit fanelën e Milanit, kurse tjetri të Bayen Munchen, por kombëtarja franceze është “shtëpia” ku bashkohen vëllëzërit Hernandez.
Theo Hernandez dhe Lucas Hernandez janë ftuar për herë të parë së bashku për një ndeshje me kombëtare, pasi Dechamps i ka grumbulluar të dy për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve ndaj Francës, shkruan Insajderi.com.
Për këtë fakt të dy vëllëzërit u shprehën të lumtur në konferecën e dhënë për shtyp para ndeshjes ndaj belgve.
“Është krenari, të jemi këtu së bashku.Është një moment që nuk mund të imagjinohet. Kur jeni fëmijë ju ëndërroj të luaj futboll në një nivel profesional dhe të arrij në Bleus. Por ne kurrë nuk kemi menduar ta bëjmë atë së bashku, është një moment i jashtëzakonshëm. Shpresoj të argëtohem me të dhe veçanërisht me familjen time, “tha Lucas ndër të tjera.
Ndërsa, Theo u shpreh se duhet të punojnë shumë të dytë për ta ndihmuar njëri tjetrin.
“Nëna ime, xhaxhai im do të jenë të lumtur të na shohin këtu së bashku. Por tani ne duhet të punojmë, ne do të ndihmojmë njëri -tjetrin. Ne nuk kemi pasur një fëmijëri të lehtë. Të qenit këtu nuk ishte e lehtë, ne duhej të punonim. Të gjithë kanë bërë jetën e tyre, është futbolli, kjo është ajo që duam. Por falë kësaj, ne jemi këtu së bashku “, ka shtuar anësori i roronerëve.
Lucas kishte qenë startues i padiskutueshëm gjatë Kampionatit Botëror që Franca e fitoi në vitin 2018 dhe është ftuar rregullisht, ndërsa Theo ende nuk ka luajtur ndonjë turne madhor me “gjelat”.
Ndeshja Belgjikë-Francë do të zhvillohet me datë shtatë tetor, me fillim nga ora 20-45, ndërsa fituesi i kësaj ndeshje do luajë me fituesin e gjysmëfinales tjetër Spanjë-Itali./Insajderi.com