Rivalët e vjetër do të takohen përsëri

Rivalët e vjetër do të takohen përsëri

Kampionët e Evropës kanë publikuar listën e futbollistëve të ftuar për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve që do e zhvillojnë ndaj Spanjës më gjashtë tetor, duke nisur nga ora 20-45.

Mancini ka bërë një përzgjedhje interesnte të futbollistëve, duke bërë një kombinim mes gjeneratave të vjetra dhe të reja, shkruan Shqip.com.

Portierët e ftuar për këtë ndeshje janë : Donnarumma, Meret dhe Sirigu.

Në mbrojtje, Mancini ka vendosur që të ftojë këta futbollistë: Acerbi, Bastoni, Bonucci, Chiellini, Di Lorenzo. Emerson dhe Toloi.

Një repart ku konkurenca për vendin e startuesit është mesfusha, ku janë të ftuar: Barella, Cristante, Jorginho, Locatelli, Pellegrini, Pessina dhe Verrati.

Ndërsa në sulm nuk ka pasur thuajse fare ndryshime, dhe të thirrur janë: Berardi, Bernardeschi, Chiesa, Immobile, Isigne dhe Raspadori.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "RZA URRI RZA PORTIERI DONNARUMMA MERET SIRIGU I NOSTRI AZZURRI CENTROCAMPISTI BARELLA CRISTANTE JORGINHO LOCATELLI PELLEGRINI PESSINA VERRATTI RZA L'AZZU CLUN L'AZZU CIUN L'AZZU DIFENSORI ACERBI BASTONI BONUCCI CHIELLINI DI LORENZO EMERSON TOLOI ATTACCANTI BERARDI BERNARDESCHI CHIESA IMMOBILE INSIGNE RASPADORI L'AZZU L'AZZU L'AZZU"

Lista e plotë e futbollistëve të Italisë të ftuar për ndeshjen ndaj Spanjës

Në anën tjetër, Luis Enrique po vazhdon që prioritet të i japë talentëve të rinjë.

Selektori i Spanjës për këtë ndeshje ka ftuar edhe një emër të ri në mesfushë.

Bëhet fjalë për Pablo Martín Páez Gavira, apo i njohur shkurt si Gavi. Ai është vetëm 17 vjeçar, teksa këtë sezonë është promovuar në ekipin e parë të Barcelonës ku edhe është duke marrë minutash ndeshje pas ndeshje.

Pas një kohe të gjatë, në “La Roja” është rikthyer Marcus Alonso i cili tashmë e ka fituar pozitën e titullarit te Chelsea.

Mund të jetë një imazh i 14 persona dhe teksti që thotë "CONVOCATORIA FINAL FOUR UEFA NATIONS LEAGUE 30 SEPTIEMBRE 2021 UNAI SIMÓN DE GEA R. SÁNCHEZ BUSQUETS GAVI PEDRO PORRO AZPILICUETA A. LAPORTE KOKE M. MERINO ÈRIC GARCÍA PEDRI .LLORENTE I.MARTÍNEZ PAU TORRES YEREMY REGUILÓN TORRES M. ALONSO OYARZABAL RODRI FORNALS SARABIA UEFA NATION LEAGUE™ LUIS ENRIQUE ITALIA ESPAÑA 6OCTURE 20.45H #VAMOSESPAÑA #NATIONSLEAGUE"

Lista e plotë e futbollistëve të Spanjës për ndeshjen ndaj Italisë

Në gjysmëfinalen tjetër, Franca do të takohet ndaj Belgjikes.

Nations League, në edicionin e kaluar që ishte i pari, ishte fituar nga Portugalia, ndërsa këtë sezonë mbetet të shihet.

Finalja do të zhvillohet të dielen, në Milano./Insajderi.com